Çuditë me asfaltime të rrugëve nëpër vende të shumta në Kosovë s’kanë të ndalur, shkruan Llapi.info
Në shumë komuna, duke përfshirë edhe Podujevën, asfalti çeli që së bashku me pemët në pranverë. Ky fenomen në këtë Komunë ndodhi në lagjen e Rakinicëve. Pos kësaj, për probleme me infrastrukturë janë raportuar probleme të natyrave të ndryshme.
Mirëpo në këtë Komunë një tjetër rast i çuditshëm ka ndodhur me kryqëzimin e rrugëve në një lagje të rrugës që të çon për në fshatin Peran. Në mes të tyre gjendet trotuari, e që më të rrezikuarit janë këmbësorët, gjë që edhe janë ankuar banorët e asaj ane, e po e njëjta ka filluar të çelë.
Në fotografitë që ka siguruar Llapi.info, shihet se dy rrugë një kryesore, është e kryqëzuar me trotuar dhe me një rrugë tjetër.
Por, mungesa e shenjave të trafikut janë tjetër problem për këtë pjesë, e cila lidh drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve./Llapi.info