Përleshje fizike pati sonte në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt.

Madje si pasojë e kësaj përleshje një person pësoi lëndime të rënda i cili edhe u nis për në QKUK.

Me të marrë informacionin, njësiti i Policisë së Kosovës në këtë rajon është nisur për në vendin e ngjarjes por që të njëjtit ishin shpërndarë nga vendndodhja. Pavarësisht kësaj përmes hetimeve të para, policia arriti që të arrestoj katër persona.

Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje nga kjo përleshje që ndodhi sonte në këtë nëndegë.

Sipas burimeve të Indeksonline në këtë përleshje fizike sonte ishte grupi përkrahës i ish-kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarça si dhe grupi përkrahës i ish-drejtori të Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, Faik Grainca.

Madje sipas burimeve të njëjta përleshja ka filluar pasi Valon Halimi nga krahu i Sfarçës ishte duke fituar garën në këtë nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme në thuajse çdo pjesë të Kosovës, por që kanë qenë të shpeshta përleshjet fizike të ngjashme me këtë që ka ndodhur edhe sonte.

Përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK-së

Publiée par IndeksOnline sur Mercredi 29 mai 2019