Në fillim të këtij muaji, Dogana e Kosovës ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Furnizimi me banderola për miell, nuk është se i ka kushtuar edhe pak këtij institucioni.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizimi me banderola për miell”, i është besuar operatorit ekonomik “Uab Garsu pasaulis”, nga Lituania.

Vlera e përgjithshme e kontratës kap shumën e 377.778,76 euro.

Në publikimin e kontratës bëhet e ditur se shuma e ndarë për këtë furnizim ka qenë 450.000,00 euro.

Ndërkohë që përshkrimi i kësaj kontrate thotë: Lënda e kontratës është furnizimi me banderola për shënimin e miellit sipas specifikimit teknik të dosjes se këtij tenderi dhe kushteve të Udhëzimi Administrativ (MBPZHR – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ) – 14 2018 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – 06 2017 (për me gjerë referoju Aneksit 1 të dosjes se këtij tenderi).

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 36 muaj.

Më poshtë mund të shihni kontratën e finalizuar për këtë tender.