Në Kuvendin e Kosovës, është miratuar rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale në Kosovë, njofton Llapi.info

Pro kanë votuar 62 deputetë, asnjë kundër dhe një abstenim.

Ndryshe, PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.

PSD-ja vazhdimisht ka kërkuar që paga minimale që është 170 euro të rritet në 250 euro./Llapi.info