Sot janë bërë 30 vjet nga rënia heroike e komandantit të ‘Çetës së Llapit’, Ali Ajeti, njofton Llapi.info

Me këtë rast, kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur në takim nënën e Aliut, Vahide Ajetin, e cila edhe i ka dhuruar Veliut një skulpturë e shtatores.

“Në 30 vjetorin e rënies së komandantit të Çetës së Llapit, Ali Ajeti, sot kisha nderin të pres në takim nënën e heroit. Veçmas ndjehem i privilegjuar që nga duart e nënë Vahides pranova skulpturën e shtatores së heroit. Në shkurtin e vitit të kaluar, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e përjetësuam figurën dhe veprën e Ali Ajetit, duke e vendosur në Bulevardin e Dëshmorëve shtatoren e tij”, ka shkruar Veliu./Llapi.info