Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë ndihmuar 50 familje në nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh, me qëllim që edhe këto familje të kenë mundësi të presin festën e Bajramit, si të gjitha familjet tjera.

Këto ndihma, shoqata i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Malishevë.

Familjet janë ndihmuar me pako të kompletuara ushqimore, të mjaftueshme për një familje. Ndërsa transportin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave e ka bërë sektori i mirëqenies sociale, në drejtorinë përkatëse në Komunën e Malishevës.

Familjet e ndihmuara, janë ato familje të cilat kanë më së shumti nevojë, në bazë të të dhënave që i ka sektori i mirëqenies sociale.