Kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur i lumtur që sot është formuar Komisioni Parlamentar për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai është shprehur se ky komision do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet e tjera që përbëjnë edhe Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe Ditën e Gjenocidit.

“Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.