Autoritetet serbe kanë liruar, 46-vjeçarin Arsim Pira i cili u arrestua të enjten në kufi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

I pyetur nëse shtetasi i Kosovës është liruar nga autoritetet serbe, ai shkurt e pohoi një gjë të tillë.

Ndryshe, autoritetet e Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar Arsim Pira, 46 vjeçarë nga Pozhorani i Vitisë, pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku njësitet policore kufitare serbe e vunë nën pranga.