Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka ditëlindjen.
Këtë e bëri të ditur Veseli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai i falënderoi të gjitha ata që i uruan ditëlindjen dhe tha se vajza e tij e ka ditëlindjen në të njëjtën datë.
“Faleminderit secilit për urimet për ditëlindjen. Jam shumë i nderuar. Por, kam edhe unë një urim, për vajzën time Rriten”.
“Ajo sot mbush 8 vjet. Qoftë e lumtur gjithmonë, ajo dhe gjithë fëmijët e Kosovës”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.