Në fundjavë mot i ndryshueshëm. Javën e ardhshme mot jostabil, shtrëngata me shi.

Në ditët e para të muajit qershor vazhdon të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, si pasojë e fushave të presionit të ulët që do të mbesin të bllokuara mbi rajonin tonë.

Vende-vende do të ketë reshje më intensive, me mundësi edhe për breshër.
Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

1.06 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
2.06 – Kryesisht me vranësira. Që nga orët e paradites dhe gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e vende-vende mund të zhvillohen edhe gjatë orëve të natës.
3.06-4.06 – Ditën e hënë kryesisht me vranësira, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.
5.06 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 11C, ndërsa ato maksimale nga 17C deri në 22C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-5m/s.
Shtypja atmosferike do të luhaten përreth vlerave normale.