Tre punëtorë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht të shtunën në Podujevë, derisa po kontrollonin një njehsor elektrik, që dyshohej për keqpërdorim, njofton Llapi.info

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:40, kur tri viktimat, punëtorë të KEDS-it, kanë informuar se derisa ishin duke kontrolluar një njehsor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.

Njëra viktimë si pasojë e lëndimeve të pësuara ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur.

Ndërkohë, është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info