Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast njëra ka dalë jashtë rrugës.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar, derisa edhe ekipet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes./Llapi.info