Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania ka treguar se kanë diskutuar për rrjedhën e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Ai në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

Postimi i plotë:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris. Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!/Llapi.info