Shpërthejnë ujërat e zeza në qendër të Podujevës

Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar këtë pasdite, ujërat e zeza kanë filluar të dalin mbi sipërfaqe në qendër të Podujevës, njofton Llapi.info

Në rrugën “19 Qershori”, nga kanalizimet kanë shpërthyer ujërat e zeza, ku me ç ’rast edhe kanë filluar të grumbullohet në këtë pjesë.

Lexues të Llapi.info, kanë dërguar fotografi nga vendi ku ka filluar të rrjedhin ujërat, duke shtuar se edhe kundërmimi i erës është e rëndë./Llapi.info