Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Urime të gjithëve u qoftë Bajrami, familjeve tuaja, të gjithë qytetarëve. Më së shumti atyre që ndajnë dhimbjet në këto ditë, që janë ndarë nga bashkëfamiljarët e tyre nga bajrami i kaluar në këtë. Le të jenë më të fortë. E gjithsesi, familjeve që kanë dhënë më së shumti për kombin tonë, familjet e dëshmorëve e heronjve të Kosovës. Kisha pas një urim pas këtij muaji të shenjtë që ne si komb të kujtojmë të kaluarën e më shumë të mendojmë për të ardhmen. Të kritikojmë njëri-tjetrin, por mos ta urrejmë. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka deklaruar Veseli.