Imzot Dodë Gjergji ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në vizitën te Bashkësia Islame e Kosovës ai ka thënë se është kënaqësi që shqiptarët i kremtojnë bashkë festat.

Ka thënë se shqetësimet janë të përbashkëta teksa ka bërë thirrje që të mos ketë migrim nga vendi e të sakrifikohet për të ndryshuar të sotmen.

“Urime festa të gjithë atyre që festojnë. Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar, që zoti t’i shpërblejë, t’i shenjtërojë familjet e tyre, vendin tonë, popullin tonë. Kryemyftiut i urojmë të jetë në shëndet të mirë e punë të mbarë. Është kënaqësi që ne shqiptarët të kremtojmë bashkë festat e t’i gëzohemi suksesit në rritjen shpirtërore të njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që na mundëson të duam më shumë familjen, vendin, atdheun, sepse shqetësimet që i kemi të përbashkëta, ikja e njerëzve nga vendi, në kohën kur i kemi të gjitha të mirat sigurisht që s’është gjë e pranueshme sepse dashuria ndaj vendit do edhe sakrificën për të ndryshuar të sotmen, siç e kemi ndryshuar të djeshmen”, ka thënë ai.