Një video e re është publikuar nga aksioni i Policisë në veri.
Në të shihet qartë arrestimi i zyrtarit rus të UNMIK-ut, Mihail Krasnoshçenko, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit shihet duke rezistuar dhe duke mos lejuar që të largohen barrikadat e vendosura nga serbët.
Kujtojmë, se Kosova e kishte shpallur person non grata rusin e arrestuar në veri.
I njëjti kishte shkuar për trajtim mjekësor në Beograd pas aksionit të Policisë në veri.