Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rohan, Qeverisë dhe popullit të Austrisë, për vdekjen e diplomatit të njohur Albert Rohan.
Sejdiu tha se Rohan do të kujtohet përherë për kontributin e madh për paqen në Ballkan.
“Albert Rohan, do të jetojë në kujtesën e shoqërisë sonë për kontributin e jashtëzakonshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i tij: