Deputetja e Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka folur rreth vizitë së kryeministrit, Ramush Haradinaj në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se takimi i Haradinajt me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka për qëllim liberalizimin e vizave dhe angazhim kundër ndarjes së Kosovës.

“Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët. Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Postimi i plotë:

TAKIMI HARADINAJ-MERKEL : KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS DHE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE.
Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.

Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave.

Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët.

Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit