Kryeministri Ramush Haradinaj bë 21 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët njëherit ish-bashkëluftëtarët e tij, Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj.

“Në vrullin e luftës për liri para 21 vitesh, do të përjetësoheshin bashkëluftëtarët Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi, ndërsa në vigjilje të Çlirimit, u ndamë nga Burim Mustafaj e Shpend Malaj, luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona për çlirim e liri”.

“Qershori i Lirisë, sjell kujtime, dhembje e krenari për të gjithë ne, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit. E lavdia e përjetshme ju takon dëshmorëve!”, ka shkruar ai në Facebook