Pas një sezoni të shkëlqyer, Ahmed Januzi është rikthyer te Prishtina pas vetëm një viti që qëndrim te Llapi, njofton Llapi.info

Januzi kishte një sezon fantastike ku shënoi 13 gola dhe pse për shumë ndeshje ishte i lënduar.

Llapi e ka pranuar që nuk ka arritur marrëvshje me të për vazhdimin e kontratës, dhe këtë e ka njoftuar përmes faqes së klubit.

Edhe Ahmed Januzit iu ëhstë drejtuar skuadrës së Llapit dhe tifozëve llapjanë:

“Falënderim i madh për klubin e Llapit që kalova një edicion tejet të mirë, për drejtuesit e klubit për korrektësinë, stafit të trajnerëve dhe bashkëlojtarëve”.

“Falënderoj edhe gjithë tifozët dhe qytetin e Podujevës që më kanë përkrahur, më kanë dashur dhe më kanë respektuar në vazhdimësi për gjatë një viti. Llapit i dëshiroj shumë suksese në edicionin e ri”./Llapi.info