Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur nga një pronar i një hekurishte në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt.

“Podujevë, 06.06.2019-14:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i një hekrarije, ka raportuar se gjatë grumbullimit të hekurit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar mortajë në mënyrë të sigurt”, thotë PK./Llapi.info