Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë i burgosuri, me iniciale M. M, i lindur më 1981.
SHKK bën me dije se për vdekjen e tij janë njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës.
“I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.
I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për veprën penale Vjedhje e Rëndë”.
Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.