Qendërmbrojtësi, Elvis Prençi do të jetë pjesë e Llapit edhe për një sezon tjetër, njofton Llapi.info

Ai ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës, pas paraqitjeve solide që i kishte sezonin e shkuar.

Prençi që luan si qendërmbrojtës ka luajtur të gjitha ndeshjet në pranverë.

“Kontratën edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar qendërmbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi i cili ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror. Edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, Elvisi zgjodhi Llapin dhe është i gatshëm të vazhdoj ti jap stabilitetin mbrojtjes edhe për edicionin e ri”, ka njoftuar klubi.

Llapi sot do të bëjë të ditur disa nga lojtarët që kanë vazhduar./Llapi.info