Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kanë bërë e deputetët serbë, përcjellë Indeksonline.
E pasuria e tyre nuk del të jetë edhe e vogël.
Deputetja nga Lista Serbe, Jelena Bontiq, është njëra nga deputetet më të pasura.
Ajo në dy llogari të ndara bankare numëron hiq më pak se 76 mijë e 676 euro.
Përveç kësaj, Bontiq posedon edhe një banesë rreth 40 metra katrorë në vlerë 20 mijë euro.
Derisa ka deklaruar se ka kredi rreth 10 mijë euro, 5 mijë prej të cilave thotë se është kredi e marrë nga bashkëshorti.
Vitin e kaluar Bontiq në llogari bankare kishte deklaruar se ka mbi 56 milionë euro.
Mirëpo vitin e kaluar deputetja serbe kishte deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara 56 milionë e 22 mijë euro.
Me një llogaritje të thjeshtë i bie se për një vit Bontiq ka “humbur” 55 milionë e 952 mijë euro.