Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Gjeneral Bridade John C.Boyd, shef i shtabit të KFOR-it në Kosovë.
Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe po japin për vendin.
Ai e ka nderuar Gjeneralin Boyd me Hartën e Artë të Kosovës.
“Takim lamtumirës me Gjeneral Brigade John C. Boyd, shef i shtabit të KFOR-it në Kosovë. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe po japin për vendin. Për rolin e tij konstruktiv në shërbimin të paqes dhe bashkëpunimin profesional gjatë shërbimit në Kosovë, Gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Haradina