Foto Ilustrim

Disa persona gjatë ditës, janë përfshirë sot në një rrahje në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Bëhet fjalë për rrahjen e disa nxënësve me arsimtarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë të cilët, kishin vizituar Prizrenin për ekskurzion.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit i ka treguar Insajderit se si ka ndodhur rasti.

“Të rinjtë kanë zbritur nga autobusi, kanë hyrë në market për të blerë mirëpo njëri nga ta akoma pa e kryer blerjen, ka filluar ta hap keksin. Në shenjë revolte, pronari i marketit ka reaguar dhe më pas edhe arsimtarët kanë filluar ta qortojnë nxënësin. Pas kësaj, ka ndodhur përleshja fizike mes nxënësit dhe arsimtarëve”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe deri më tash, ka intervistuar 3 persona.