Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në zyrën e tij.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës, ndaj ish presidentit amerikan.

“Është kënaqësi e veçantë që t’ju pres në këtë ditë të veçantë për Kosovën. Do t’ju shpreh mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës dhe institucioneve për ju dhe bashkëpunohet tuaj për veprimin humanist që keni marrë në vitin 1999”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se pas 20 viteve, Kosova është e pavarur dhe për këtë i është mirënjohëse SHBA-ve.

Me këtë rast, Thaçi e ka dekoruar Clintonin me ‘Urdhrin e Lirisë’.

“Sot pas 20 vitesh Kosova është e pavarur dhe jam shumë mirënjohës dhe gjatë tërë këtyre viteve kemi qenë së bashku me ju. Mbështetja e juaj është mjaftë e rëndësishme për ne. Ju jeni heroi i ynë. Sot ndaj çmimin në emër timin dhe institucioneve të Kosovës: ‘Urdhër i Lirisë’. Nuk ka çmim që mund të shpërblej atë kontribut tuaj”, ka përfunduar Thaçi.