Talenti, Gentri Duriqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me klubin nga Podujeva, njofton Llapi.info
Bardhëekaltrit kanë nënshkruar me talentin Duriqi kontratë pesë vjeçare. Duriqi vjen nga akademia e klubit llapjan.
“Llapi nënshkruan me njërin nga talentët më premtues të Akademisë së klubit, Gentrit Duriqi ku gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua nga kryetrajneri, Tahir Batatina, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që mesfushori Gentrit Duriqi të jetë me kontratë profesionale tek Llapi. Avancimi dhe zhvillimi i të rinjëve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve e si dëshmi më të mirë kemi avancimin e Mirlind Dakut tek Osijeku në Kroaci”, ka njoftuar klubi llapjan përmes grupit të vetë në rrjetin social, Facebook./Llapi.info