Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e muajit qershor.
Dardanët fillimisht luajtën në udhëtim te Mali i Zi ku barazuan 1-1.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ndeshjen e dytë e zhvilluan në udhëtim te Bullgaria ku morën një fitore spektakolare 3-2.
Falë këtyre dy rezultateve pozitive Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një tjetër rekord në ranglistën e FIFA-s.
Ekipi ynë përfaqësues është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s dhe tani ndodhet në vendin e 121-të.
Kosova tani zë pozitën e 121-të në ranglistën e FIFA-s me 1149 pikë të grumbulluara.
Për Kosovën ky është një rekord i ri, pasi asnjëherë deri më tani nuk ishte më lart në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.
Në anën tjetër fatkeqësisht Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për katër pozita.
Kuqezinjtë nga pozita e 62-të që kishin muajin e kaluar tani ndodhën në pozitën e 66-të.