Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë të përfshira dy vetura, ku njëra ka përfunduar matanë rrugës kryesore.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime, teksa të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 12:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Peran, në mes të dy automjeteve. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente, prej tyre 24 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info

Pamje nga aksidenti