Nesër duke filluar nga ora 20:30, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të kryejë dezinsektimin e hapësirave publike në qytet, njofton Llapi.info

Dezinsketimi do të kryhet përgjatë rrugës kryesore të qytetit, “Zahir Pajaziti”, në parkun e qytetit dhe në Parkun e Paqes.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Lusim qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre./Llapi.info