“Mjaltë nga Shkëmbi”, quhet dokumentari që i kushtohet heroit të kombit, Zahir Pajaziti, i realizuar nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri, Valdrin Fetahu nga Podujeva, njofton Llapi.info
Dokumentari “Mjaltë nga Shkëmbi” do të shfaqet premierë më 19 qershor në ditën e çlirimit të Podujevës nga okupatori serb.
Ky film dokumentar do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin Zahir Pajazitin./Llapi.info