Gjatë ditës së djeshme, një person derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, derisa njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.
“Podujevë 14.06.2019-08:00. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thotë PK./Llapi.info