Pas gjashtë vjetësh qëndrimi në “Zahir Pajaziti”, Edon Zeqiri ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshjen me Llapin, raporton Llapi.info
Mesfushori llapjan karrierën do ta vazhdojë te Flamurtari i Prishtinës, pasi që arriti marrëveshje me këtë ekip për një edicion.
Largimin nga Podujeva e ka bërë të ditur vetë Zeqiri, duke falënderuar kryesinë dhe tifozët llapjanë.
“Dua të i’u njoftoj përmes këtij postimi se nga sot nuk do të jem pjesë e Klubit Futbollistik Llapi. Ishte vërtetë nder dhe knaqësi për mua që për 6vite rradhazi të jem pjesë e klubit të qytetit ku kam lindur. E falenderoj kryesin e klubit, trenerët, të gjith bashklojtarët, tifo-grupin “Legjendat” si dhe të gjith qytetin e Podujevës. Klubit të Llapit i dëshiroj sukses në të ardhmen. Me respekt, Edon Zeqiri (daja)”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info