Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Rugovë, ku një guri ka rënë mbi një makinë.

Si pasojë e këtij incidenti një person ka mbetur i lënduar, i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:25 Policia është informuar se në rrugën Pejë-Rugovë mbi tunelin e dytë ka ndodhur një incitet ku një gur ka rrëshqit dhe ka rënë mbi një veturë me tagra vendore. Një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Rugova.

Rruga është pastruar dhe është e kalueshme për automjetet.