Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti përmes Facebook ka kërcënuar disa simpatizantë të një partie politike.
Në raporti 24 orësh të policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.
“Me 15.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.