Një rast dhune në familje është regjistruar mbrëmë Podujevë, ku një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër, njofton Llapi.info

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime, ndërsa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Podujevë 16.06.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info