Moti i ligë ka kapluar pjesën lindore të Francës, ku breshëri me madhësi të topit të ping pongut ia ka thyer xhamin një veture që ishte në lëvizje, e shoferi i saj e ka dokumentuar këtë duke e filmuar dhe publikuar videon në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Auvergne-Rhone, ku breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. E një grua 51-vjeçe nga Gjermania ka humbur jetën ku erërat e forta shkulën një pemë që ra mbi kampin ku po pushonte, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si personi që filmon brenda veturës derisa ishte duke shkuar në shtëpi, breshëri me madhësi të topit të ping pongut ia thyen xhamin dhe intensiteti sa vjen e rritet.

E në anën tjetër ministri francez i bujqësisë Didier Guillaume, ka bërë të ditur se shteti do të deklarojë gjendjen e emergjente dhe të ballafaqohet me pasojat e shkaktuara.

Si pasojë e motit të ligë të paktën 12 persona janë lënduar dhe mbi dymijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.