Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Refugjatëve thotë se bashkëndjenë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.

“Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb”.

“Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.