Karim Benzema i ka shtuar edhe më shumë thashethemet e largimit të Neymarit nga Paris Saint-Germain, pasi francezi ka postuar një fotografi me të në rrjetet sociale.
Raportet kanë raportuar se ylli brazilian nuk është i kënaqur me situatën e tij te kampionët e Ligue 1 pas një sezoni të dytë të suksesshëm e produktiv në aspektin individual, por me lëndime të shumta.
Këto thashetheme u rritën kur presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se askush nuk e kishte detyruar Neymarin të nënshkruante me klubin, duke thënë gjithashtu se ai nuk do të pranonte sjellje të keqe nga asnjë prej lojtarëve të tij.
Sipas mediumit Goal.com, Barcelona mbetet e interesuar rreth një ribashkimi me ish-yllin e tyre, pavarësisht se e shiti për një çmim rekord prej 220 milionë eurosh në Paris në vitin 2017.
Megjithatë, për të arritur këtë ribashkim, Neymar duhet të ndërmarrë hapa të caktuar, duke përfshirë edhe një rënie të pagës, pasi paga e tij aktuale tejkalohet vetëm nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Goal.com kishte raportuar gjithashtu se Real Madridi po monitoron situatën, me presidentin Florentino Perez që ende ka shpresë për të siguruar nënshkrimin e një lojtari që ai e ka dëshiruar që një kohë gjatë.
Presidenti i Real Madridit mund të jetë i lumtur pasi ta shohë Neymarin duke paraqitur së bashku me sulmuesin e tij, Benzema, në mediat sociale.
Benzema postoi fotografinë e tij me Neymarin në Instagram, duke shkruar “Nueve/Neyney” dhe duke i shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve për të ardhmen e brazilianit.