Rifat Jashari sot vizitoi ekspozitën e QKRMT-së “Bëhu fytyra ime” të realizuar nga autorja Eliza Hoxha e cila po qëndron e hapur në Muzeun e Kosovës në kujtim dhe nderim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ai takoi Vasfie Krasniqi – Goodman të cilës e falënderoi për guximin e saj për rrëfimin publik të ngjarjes traumatike dhe kurajon që u ka dhënë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë për të vazhduar kërkimin e drejtësisë për krimet e kryera ndaj tyre.
Ndërsa Vasfije Krasniqi – Goodman shpërthen në lot pasi sheh ekspozitën dhe mbishkrimet në to.