Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), sot ka dhuruar 1050 koshere bletësh për 70 bletarë dhe pajisje ndihmuese për blegtori në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, raporton Llapi.info

Me këtë rast, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, tha se me këto investime synohet edhe zbutja e papunësisë.

Image may contain: cloud, sky and outdoor

“Në këtë mbështetje të ofruar nga TIKA, në një afat tre vjeçar ekonomia e Komunës së Podujevës llogaritet që do të përkrahet me më shumë se gjysmë milioni euro. Me këtë përkrahje synohet që të mbështeten ekonomitë familjare të Podujevës, rritja e mundësive të punësimit, zbutja e papunësisë si dhe rritja e prodhimtarisë në zonat rurale”, tha Sakar.

Tutje, Sakar tha se kjo mbështetje do të ndikojë në rritje ekonomike në Komunën e Podujevës.

TIKA në fshatin Dumnicë të Poshtme, ka ndihmuar bletarët edhe me materiale tjera, rroba të bletarisë, makina ndihmëse dhe pajisje të ndryshme.

I pranishëm në shpërndarjen e koshereve ishte edhe drejtori Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi.

Image may contain: 4 people, suit and outdoor

Ndihmesën e bletarëve llapjanë nga TIKA, Januzi e vlerësoi si mjaft të rëndësishme për Komunën e Podujevës.

“Fermerë, vërtetë meritoni një përkrahje edhe nga ne si institucione, por edhe nga donatorët tjerë, sepse përkushtimi juaj në vendin tonë, edhe në Podujevë, edhe në Kosovë është çdo ditë duke gjeneruar vende të reja të punës”, tha Januzi.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Bletarëve “E Bukura Mbretëreshë” në Podujevë, Hilmi Syla, i cili ka falënderuar donatorët, si dhe koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran.

Përveç prodhimit të mjaltës, edhe (poleni, propolisi, qumështi i bletës), do të mundësohet nga Agjencia Turke, TIKA./Llapi.info

Image may contain: one or more people, people standing, crowd, sky and outdoor
Image may contain: 2 people, sky, tree, crowd, cloud, house and outdoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, child and outdoor