Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Shukri Abdullahu nga Gllamniku i Podujevës, cili tash e një kohë ishte duke marrë pjesë në një trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë ka diplomuar, transmeton Llapi.info
Kështu ka bërë të ditur vet Abdullahu në një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka ndarë momente nga diplomimi.
“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.
Oficeri me prejardhje nga fshati Gllamnik i Podujevës është në SHBA bashkë me familjen e tij, ku fëmijët vijojnë edhe mësimet.
Madje, ditë më parë e bija e Shukriut, Kanita e cila është nxënëse e një shkolle në qytetin e El Pasos, ka pasur fatin të marrë një mirënjohje e cila u ndahet nxënësve më të mirë të vendit.
E veçanta e mirënjohjes ishte se ajo ishte nënshkruar nga vet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të cilën Llapi.info pati raportuar ekskluzivisht.
Bashkë me Shukriun sot në akademinë ushtarake në SHBA diplomuan edhe disa shqiptarë të tjerë./Llapi.info