Tani më kanë filluar pushimet verore. Qytetarët nga Kosova, ia kanë mësyrë plazheve të bukura të Shqipërisë.
Por, jo rrallë herë ndodhë që t’u rrezikohet jeta në bregdetin shqiptar.
Vetëm sot (e diel), tre persona kanë rrezikuar që të mbyten në plazhin e Velipojës.
Më dramatike situata ka qenë për një të mitur, i cili për pak sa nuk kanë humbur jetën.
Ishin turistët ata që arritën të ndërhynë në kohë, për t’i shpëtuar jetën.
Mësohet se Velipoja nuk ka roje bregdetare, ndonëse është investuar për kullat e vrojtimit. Kjo e bën të rrezikshëm futjen në ujë të personave që nuk dinë not.
Ndërkaq, për roje bregdetare turistët që i frekuentojnë këto vende janë ankuar edhe në plazhet e tjera