Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” që lidhet me fshatrat Shtedim dhe Livadicë të Podujevës, raporton Llapi.info

Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë e rrokullisur që ka devijuar nga rruga kryesore.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në këtë vetë-aksident. Llapi.info ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës se a ka të lënduar, por deri në momentin e publikimit të lajmit s’janë dhënë detaje shtesë.

Kujtojmë, një aksident i tillë ka ndodhur mbrëmë edhe në fshatin Llapashticë, ku sipas informatave të Llapi.info dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 14 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info