Të shpeshta janë rastet kur veturat kalojnë çdo limit të shpejtësisë në Kosovë.
Përpos që kalojnë shpejtësinë bëjnë edhe thyerje të tjera të rregullave në trafik.
Ndërsa dy natë më parë rreth orëve të vona të natës një veturë në shpejtësi shumë të madhe ka goditur disa vetura të cilat ishin të parkuara në një lagje të Gjakovës, por që për fat të mirë nuk ka persona me lëndime të rënda, transmeton Indeksonline.
Padyshim se kjo shpejtësi mund të ketë shkaktuar shumë dëme dhe viktima në njerëz në rast se ndokush do të ishte aso kohe në atë anë.