Kryeministri Ramush Haradinajd deklaroi se institucionet vendore kanë ngritur kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në tërë territorin e Kosovës.
Haradinaj këtë e tha gjatë takimit me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.
“Vlerësuam se, hapat konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm”, tha Haradinaj.