Një veturë me targa të huaja, përkatësisht të Zvicrës ka hyrë në pjesën që është e paraparë vetëm për këmbësorë në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fotografitë e dërguara në adresë të Reporterit, vetura e cila me gjasë i përket ndonjë mërgimtari, shihet në lëvizje në mesin e shumë këmbësorëve që ishin aty, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.

Vetura, e tipit “Mercedes”, është fotografuar nga qytetarët, por në ato momente nuk ka qenë afër asnjë zyrtar policor.

Ndryshe, qarkullimi i veturave në shesh është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me ligj. /Reporteri.net