Foto Ilustrim

Dy mjete të dyshimta të pashpërthyera janë gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Livadicë dhe në Murgull të Podujevës, njofton Llapi.info

Mjetet e dyshimta janë gjetur nga dy persona të cilët kishin hasur në to derisa ishin duke punuar. Policia e Kosovës ka siguruar vendet e ngjarjes, ndërsa për t’i deminuar kanë intervenuar KFOR-i dhe FSK-ja.

“Fshati Livadic, Podujevë 26.06.2019-16:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Fshati Murgull, Podujevë 26.06.2019-12:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info